ShowBizzz

Bebe Rexha shfaqet pa make up: Mos komentoni rrathët e mi të zinj poshtë syve, i kam pasur gjithmonë!

Bebe Rexha, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një anë më natyrale të sajën, duke publikuar disa fotografi pa make up. Artistija postoi foto ne InstaStory, ku tregoi me krenari pamjen e saj “uje e sapun”, duke përfshirë rrathët e errët poshtë syve – një tipar që ajo e ka pasur gjithmonë.

Bebe Rexha shfaqet pa make up: Mos komentoni rrathët e mi të zinj

Në njërën nga postimet, interpretuesja e hitit “Meant To Be” tha se rrathët e errët poshtë syve i ka pasur që në rininë e saj dhe theksoi se tashmë i pranon me krenari.

Bebe Rexha shfaqet pa make up: Mos komentoni rrathët e mi të zinj

“Nuk dua të dëgjoj ndonjë koment për rrathët e mi të errët,” shkroi Bebe. “Kjo është diçka që gjithmonë e kam pasur teksa rritesha dhe gjithnjë mendoja se ishin të shëmtuar, por tani mendoj se janë të këndshëm.”



bal