Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza ka akuzuar partinë Vetëvendosje për pavendosmëri duke e mbajtur atë përgjegjës për situatën e krijuar në Kosovë.
Hamza: [Vetëvendosje] është përgjegjëse për situatën e krijuar në vend
“Unë nuk besoj që vendi duhet të shkoj në zgjedhje. Unë besoj se duhet të ketë stabilitet politik, institucional. Ka pasur opsione, nuk të pëlqen me PDK-në, bëje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. ‘Me LDK-në s’po më pëlqen, me PDK-në s’po më pëlqen’. ME LDK-në kritere tjera, me PDK-në të tjera. Prandaj, [Vetëvendosje] është përgjegjëse për situatën e krijuar në vend”.
Në të njëjtën deklaratë, Hamza ka shprehur keqardhje për eskalimin e protestës në mbrëmjen e djeshme, duke i quajtur veprimet e qytetarëve “jo proporcionalë”.
Hamza për protestën e djeshme
“Më vjen keq për ato që kanë ndodhur në mbrëmje, unë normalisht që kërkoj që gjithçka të jetë demokratike ligjore, por realisht dhuna e përdorur është.. unë nuk e kam parë gjatë ditës sepse kam qenë i ngarkuar por kur sheh në media se çka ka ndodh nuk është mirë t’i shohim këto skena nga qytetarët e Kosovës, dhuna ka qenë jo proporcionale”.
Më 5 tetor situata u tensionua para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit hodhën mjete piroteknike drejt Kuvendit, ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës.
