Prezantuesja dhe komediania Ellen DeGeneres ka vendosur t’i japë fund karrierës së saj para kamerave dhe gjatë një konference për shtyp ka bërë të ditur se do të tërhiqet pas më shumë se 40 vitesh në botën e showbizit.
DeGeneres u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe fansave. Një fans e pyeti prezantuesen nëse do të kthehej pasi të përfundonte turneun e saj për emisionin e saj “Ellen’s Last Stand…Up”. “Jo. Kjo është hera e fundit që do të më shihni. Pas speciale time në Netflix, nuk e dua më”, ishte deklarata e prerë nga DeGeneres, e cila nuk ofroi detaje të mëtejshme për këtë çështje.
“Po largohem, mirupafshim”, u tha DeGeneres fansave të saj, të cilët kanë nisur t’i kërkojnë të mos e lërë postin e saj pas kaq shumë sukseseve dhe kaq shumë dekadash duke qenë një nga pikat referuese të show bizit në Shtetet e Bashkuara.
Mirëpo, e vërteta është se statusi i saj ka qenë prej kohësh në pikëpyetje, sidomos pas shfaqjes së një sërë akuzash për një ambient pune të pretenduar toksik.
Në fakt, në vitin 2020 u bë një ankesë kundër saj dhe që çoi në shumë të tjerë që pretendonin se prezantuesja krijonte frikë te punonjësit e ‘The Ellen DeGeneres Show’.
Pas një periudhe rënie të vazhdueshme të audiencës, shfaqja përfundoi duke u anuluar.
bal