Lajme

Begaj merr pjesë në 120-vjetorin e shkollës shqipe në fshatin Iballë të Pukës

Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë këtë të shtunë në ceremoninë e kremtimit të 120-vjetorit të shkollës së Iballës në Pukë, e para shkollë shqipe e hapur në Malësinë e Pukës nga Kol Zezaj, ku kanë mësuar shkrim e këndim mijëra nxënës.

Në fjalën përshëndetëse, kreu i shtetit vlerësoi përpjekjet e komunitetit për kapërcimin e sfidave si edhe angazhimin e mësuesve të Iballës për të përcjelle dije ndër breza.

Presidenti Begaj mori në disa aktivitete siç ishin çelja e muzeut të shkollës, nderimi që iu bë kontrubuesit të hapjes së kësaj shkolle ”Frrok Kol Pemati”, ceremonia e emërtimit të rrugës “I Lumi Fran Miraka” dhe një koncert nga artistë të Iballës të ardhur nga gjithë bota. Në ambientet e shkollës u ekspozuan librat e autorëve të dalë nga kjo shkollë dhe tablo pikturash për peisazhin e kësaj malësie.