Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.
Përmes një mesazhi urimi, Begaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të rrugëtimit të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë drejt së ardhmes evropiane.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë.
rime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, thuhet në urimin e Begaj.
