Analisti Rron Gjinvoci ka komentuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës.
Gjinvoci theksoi se nga shtatë presidentët e zgjedhur deri më tani, tre kanë qenë gra, ndërsa me zgjedhjen e Pulës, sipas tij, numri i presidenteve gra shkon në katër.
Ai veçoi gjithashtu faktin se një presidente nga komuniteti katolik është zgjedhur për të përfaqësuar një vend me shumicë të deklaruar myslimane, duke e cilësuar këtë si dëshmi të tolerancës fetare në Kosovë.
“Demokracia ma e re e Ballkanit, ma e avancumja në perëndim të tij”, shkroi Gjinvoci.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes Kosovë e bukur.
7 presidenta i ke pasë të zgjedhun deri sot, prej tyne 3 gra. Edhe 1 edhe bohet 50/50. Rreth 95% e popullit të deklarohen muslimanë e përfaqësuesit e tyne e zgjedhin nji gru katolike Presidente, për me i përfaqësu të gjithë. Dhe kjo, as që i ra në sy ndokujt. Shpesh thom toleranca fetare te na është mit, por po del që shpesh paskam qenë gabim.
Demokracia ma e re e Ballkanit, ma e avancumja në perëndim të tij.
Ju përshëndet miku apo armiku juaj sido që të më shihni,
Rroni
