Lajme

Begaj viziton familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova: Çdo shqiptar duhet të vijë këtu

Presidenti Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Kosovë zhvilloi një vizitë në familjen e Presidentit të ndjerë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në Istog të Pejës.

Ai u prit nga familjarët e Presidentit Rugova, bashkëshortja Fanë, e bija, Teuta, dhe nga i biri, Ukë Rugova, me të cilët zhvilloi një bisedë vëllazërore për familjet, zhvillimet në Prishtinë e Tiranë, si dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Presidenti Begaj kujtoi figurën emblematike të Dr. Rugovës dhe u shpreh se mësimet e tij, urtësia, mençuria dhe vizioni i burrit të rezistencës humane duhet të nderohen dhe ndiqen nga shqiptarët në çdo kohë.

TS Poll - Loading poll ...

Çdo shqiptar duhet të vijë këtu, pasi për të gjithë ne Rugova është dhe do të mbetet President. Kombi shqiptar nuk do të ishte këtu ku ndodhet pa kontributin e jashtëzakonshëm të Ibrahim Rugovës. Ëndrra e kahmotshme e krejt shqiptarëve u realizua“, tha Begaj.