ShowBizzz

Bëhen virale mimikat e Blerandos kur Shqipja ia kthen të pasmet

Konkurrentët e “Big Brother VIP Kosova” kësaj janë sfiduar nga vëllai i madh për të rritur vlerën e çmimit në 100 mijë euro.

Banorët u vendosën në provë të qëndrojnë në çifte dhe të lëvizin së bashku, pa u ndarë në asnjë moment deri të hënën e ardhshme.

Çdo çift u fut në tuta speciale, të përgatitura për dy vetë, duke i detyruar ata të ndajnë hapësirën personale dhe të koordinojnë çdo lëvizje së bashku.

Një nga çiftet që u krijua ishte ai i Shqipes dhe Blerandos, të cilët tani janë të detyruar të jenë bashkë në çdo kohë dhe në çdo aktivitet brenda shtëpisë.

Në një video që po bën xhiron në Twitter, Shqipes i ndodh të vendosë Blerandon në një pozicion të sikletshëm kur ajo ndërpret çohet për të marrë diçka nga dollapi, dhe ia kthen tërësisht të pasmet atij.