Në vorbullën e tensioneve mes punonjësve të tij dhe atyre të Valond Ademit në Aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka ardhur me një tjetër reagim lidhur me situatën, e cila prej ditësh po zhvendoset nga dyert e institucioneve të drejtësisë në rrjetet sociale, e shoqëruar me akuza dhe kundërakuza të njëpasnjëshme.
Përmes një deklarate të gjatë publike, Pacolli ka ngritur shqetësime të forta mbi zhvillimet e fundit që lidhen me projektin e Aeroportit të Vlorës, duke pretenduar se vendime dhe veprime të caktuara institucionale kanë penguar ecurinë normale të investimit.
Sipas tij, nga informacionet e marra pas një takimi në Tiranë mes ekipit ligjor të MABCO-s dhe Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, janë evidentuar dyshime serioze mbi ligjshmërinë e masës së sigurimit të vendosur nga gjyqtarja Miranda Nakaj. Pacolli pretendon se ky vendim ka qenë në kundërshtim me ligjin dhe praktikën e konsoliduar të Gjykatës së Lartë, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta për funksionimin e shoqërisë.
“Sipas informacioneve që na janë përcjellë nga takimi i zhvilluar në Tiranë ndërmjet ekipit të Avokatëve të MABCO-s dhe Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, jemi informuar se janë ngritur shqetësime serioze lidhur me caktimin e masës së sigurimit nga gjyqtarja Nakaj, e cila konsiderohet se është në kundërshtim me ligjin dhe me praktikën e konsoliduar të vendimeve të Gjykatës së Lartë.
Si pasojë e kësaj mase, u pamundësua zhvillimi i Asamblesë së VIA-s, e planifikuar për datën 6 qershor 2026. Pasojat e këtij vendimi vazhdojnë të ndihen edhe sot, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe vështirësi serioze në funksionimin e shoqërisë. Gjithashtu, pretendohet se ky vendim ka inkurajuar grupe që veprojnë në kundërshtim me ligjin, të cilat, me çdo mjet, synojnë të pengojnë realizimin e projektit të Aeroportit të Vlorës”, shkruann Pacolli, duke theksuar më tej se ndaj gjyqtares është depozituar kallëzim në SPAK për veprimet që MABCO i konsideron të kundërligjshme. Po ashtu, ai pretendon se ekzistojnë indicie të dokumentuara që përfaqësues të Avokaturës së Shtetit kanë kërkuar bllokimin e mbledhjes së ortakëve të VIA-s, rrethana që sipas tij, do t’i paraqiten gjithashtu SPAK-ut për verifikim.
See also Tensionet në Lindjen e Mesme, reagon Erdogan dhe bën deklaratën e fortëPacolli paralajmëron edhe kallëzim penal ndaj punonjësve përgjegjës të Policisë së Vlorës, duke i akuzuar për mosveprim në situatat e krijuara pranë kantierit të aeroportit. Sipas tij, nuk janë marrë masat e nevojshme për zhbllokimin e rrugëve publike dhe garantimin e aksesit normal në zonën e punimeve.
“I bëjmë thirrje organeve kompetente që të mos lejojnë zëvendësimin e shtetit ligjor me vetëgjyqësinë e grupeve apo individëve që veprojnë në kundërshtim me ligjin, por të marrin masa të menjëhershme dhe efektive për rivendosjen e rendit ligjor dhe garantimin e vijimit normal të punimeve”, thekson Pacolli.
Reagimi i Behgjet Pacollit:
Për hir të transparencës!
Sipas informacioneve që na janë përcjellë nga takimi i zhvilluar në Tiranë ndërmjet ekipit të Avokatëve të MABCO-s dhe Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, jemi informuar se janë ngritur shqetësime serioze lidhur me caktimin e masës së sigurimit nga gjyqtarja Nakaj, e cila konsiderohet se është në kundërshtim me ligjin dhe me praktikën e konsoliduar të vendimeve të Gjykatës së Lartë.
Si pasojë e kësaj mase, u pamundësua zhvillimi i Asamblesë së VIA-s, e planifikuar për datën 6 qershor 2026. Pasojat e këtij vendimi vazhdojnë të ndihen edhe sot, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe vështirësi serioze në funksionimin e shoqërisë. Gjithashtu, pretendohet se ky vendim ka inkurajuar grupe që veprojnë në kundërshtim me ligjin, të cilat, me çdo mjet, synojnë të pengojnë realizimin e projektit të Aeroportit të Vlorës.
Për veprimet që MABCO i konsideron të kundërligjshme nga ana e gjyqtares Nakaj, është bërë kallëzim pranë SPAK-ut.
Gjithashtu, sipas informacioneve të marra nga takimi me avokatët, ekzistojnë indicie të dokumentuara se përfaqësues të Avokaturës së Shtetit i kanë kërkuar gjyqtares të bllokojë zhvillimin e mbledhjes së ortakëve të VIA-s. Këto rrethana të reja do t’i vihen në dispozicion SPAK-ut, me qëllim zbardhjen e plotë të fakteve dhe identifikimin e personave përgjegjës për pengimin e realizimit të projektit të Aeroportit të Vlorës.
See also Tragjedia, humb jetën edhe 17-vjeçarja e dytë që u hodh nga tarraca e pallatit me shoqen e saj! Çfarë lanë shënim dy adoleshentetPo ashtu, do të paraqitet kallëzim penal pranë Prokurorisë edhe ndaj punonjësve përgjegjës të Policisë së Vlorës, të cilët, sipas vlerësimit tonë, nuk kanë marrë masat e nevojshme për zhbllokimin e rrugëve publike dhe të hyrje-daljeve në kantierin e aeroportit, duke mos reaguar ndaj akteve të vetëgjyqësisë dhe veprimtarisë së rojeve private.
Republika e Shqipërisë nuk mund të shndërrohet në një republikë të rojeve private, ku Policia e Shtetit qëndron pasive dhe nuk ushtron kompetencat që i ngarkon ligji, duke lejuar përshkallëzimin e situatave konfliktuale. Ne kemi besuar në shtetin shqiptar, në institucionet e tij dhe në sistemin e drejtësisë, duke investuar në një vend ku sundimi i ligjit duhet të garantohet dhe ku institucionet publike, përfshirë Policinë e Shtetit, duhet të përmbushin detyrimet e tyre ligjore.
Është në interes të transparencës, të shtetit të së drejtës dhe të interesit publik që të gjitha këto rrethana të hetohen dhe të sqarohen plotësisht nga institucionet kompetente, si dhe të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që, me veprimet ose mosveprimet e tyre, pengojnë zbatimin e këtij investimi strategjik.
I bëjmë thirrje organeve kompetente që të mos lejojnë zëvendësimin e shtetit ligjor me vetëgjyqësinë e grupeve apo individëve që veprojnë në kundërshtim me ligjin, por të marrin masa të menjëhershme dhe efektive për rivendosjen e rendit ligjor dhe garantimin e vijimit normal të punimeve.
MABCO mbetet e përkushtuar për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje ekskluzivisht nëpërmjet rrugëve ligjore, me transparencë të plotë dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar, si edhe me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të shtetit të së drejtës.
Behgjet Pacolli
