Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është parë me Jack Ma, miliarderin e njohur.
Në një fotografi, ata shihen duke diskutuar.
Ndryshe, Jack Ma, një ish mësues i gjuhës angleze, është bashkëthemelues i “Alibaba Group”, tashmë një prej dyqaneve më të mëdha online.
Behgjet Pacolli dhe Jack Ma
Në vitin 2019, ai dha dorëheqje si drejtor ekzekutiv i “Alibaba”.
Sipas “Forbes”, aktualisht Jack Ma llogaritet të ketë një pasuri prej 25.6 miliardë dollarësh, duke u renditur kështu i 79-ti në listën e personave më të pasur në botë.