Egla Ceno, banorja e Big Brother VIP Albania, ka qenë një nga personazhet më të diskutuara në media në këto kohët e fundit.
Pas një periudhe ku u përball me skualifikimin dhe një rikthim të befasishëm në lojë, Egla aktualisht gjen veten në një nga zonat më të veçanta të shtëpisë, Dhomën e Bardhë, ku po ndan hapësirën me Meritonin dhe Ilnisën.
Ambienti i kufizuar dhe izolimi kanë çuar në shumë debate dhe dinamika të reja mes banorëve të mbyllur atje.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen kohëve të fundit është një ndryshim i dukshëm në sjelljen e Meritonit.
Ai është vënë re teksa ka ndërtuar një marrëdhënie më të afërt me aktoren Egla Ceno, duke ndarë momente bashkëpunimi dhe kreativiteti si në pikturimin e murit të Dhoma të Bardhë, ashtu edhe përmes këngës.
Kjo ndryshim ne sjellje të Meritonit ka çuditur edhe ndjekësit e spektaklit si dhe ka ngjallur kuriozitetin e fansave të dy banorëve.
Ndërkohë, partnerja e Meritonit, Ilnisa duket se nuk është prezente aty, teka Ilnisa dhe Meritoni këndojnë e pikturojnë.