Lajme

“Beleri”, Nënkryetari i KE: S’ka anëtarësim për Shqipërinë pa u zgjidhur çështja

I rreptë dhe kritik ndaj qëndrimit të Shqipërisë për rastin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është treguar nga Brukseli nënkryetari i Komisionit Europian, Margaritis Schinas.

“Asnjë kapitull i vetëm i anëtarësimit nuk do të hapet me Shqipërinë nëse çështja Beleri nuk zgjidhet”, ka thënë Margaritis Schinas për Neakriti.gr gjatë takimeve në selinë e Komisionit Europian.

Nënkryetari i Komisionit vuri në dukje se deri më tani janë paraqitur 74 veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Miqtë tanë në Tiranë, mendoj se e nënvlerësuan dimensionin europian të kësaj çështjeje”, tha ai, ndërsa në të njëjtën kohë komentoi vendimin për shtyrjen më 11 dhjetor të gjykimit ndaj Belerit që ndodhet në burg që prej 12 majit të këtij viti.

Më tej ai tha: “Shqiptarët janë ngatërruar shumë keq me këtë çështje dhe nuk do të dalin prej saj nëse nuk e zgjidhin”.