ShowBizzz

Bella Hadid tërheq vëmendjen me bikini në Saint-Tropez

Bella Hadid ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë me paraqitjen e saj gjatë pushimeve në Saint-Tropez, ku u fotografua duke shijuar ditën në një jaht luksoz.

Modelja 29-vjeçare u shfaq me një bikini ngjyrë kafe, që nxirrte në pah fizikun e saj të tonifikuar dhe barkun e formuar. Ajo e kompletoi look-un me aksesorë floriri, një zinxhir në bel dhe vathë të artë, ndërsa flokët i kishte lidhur me një scrunchie të bardhë.

Bella u pa duke u relaksuar në jaht së bashku me një mike, teksa shijonte diellin dhe pinte shampanjë.

Gjatë ditës, supermodelja ndryshoi disa veshje. Në një moment ajo veshi një fustan shumëngjyrësh slip nga marka Emilio Pucci, ndërsa më vonë u shfaq me një set të bardhë transparent me pantallona.

Paraqitja e saj vjen vetëm pak ditë pasi publikoi në Instagram disa foto të guximshme nga pushimet në rivierën franceze, përfshirë edhe një imazh topless për miliona ndjekësit e saj.

Fundjavën e kaluar, Bella Hadid ishte fotografuar sërish në një jaht në Saint-Tropez, këtë herë me bikini të kuqe, ndërsa vazhdon të ndajë momente nga pushimet luksoze në jug të Francës.

Të Ngjashme