Ben Affleck sapo na bëri lëmsh me veprimin e tij të fundit lidhur me martesën me Jennifer Lopez.
Aktori është parë së fundmi teksa po hante drekë me vajzën e tij Violet në Los Angeles të shtunën, por vëmendje ka marrë fakti që ishte pa unazën e martesës. Kjo ka shtuar dyshimet pëe atë që po flitet në media prej muajsh: Divorc.
Nga ana tjetër këngëtarja ndodhet në Itali ku sipas burimeve po reflekton mbi atë që po ndodh në marrëdhënien e tyre.
Çifti janë përballur me spekulime të shumta për ndarje që nga muaji maj, sipas burimeve Affleck mendon që martesa e tyre ka qënë e nxituar.
Dyshja nuk kanë komentuar ende se çfarë po ndodh realisht me marrdhënien e tyre.
Edhe pse ata kanë ndjekur sëbashku ndeshjen e basketbollit të Samuelit, gjithashtu Jennifer ka marrë pjesë në festën e diplomimit të Violet, thuhet se po shesin shtëpinë e tyre prej 60 milionë dollarësh.