ShowBizzz

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Rreth dy vjet pas përfundimit të marrëdhënies me Jennifer Lopez, Ben Affleck ka folur për jetën e tij personale dhe mënyrën se si po e përjeton aktualisht atë.

Të lidhura

None found

Gjatë premierës së filmit të tij të ri, “Animals”, aktori 54-vjeçar u pyet nëse është duke u takuar me dikë. Affleck bëri të ditur se për momentin nuk po i kushton vëmendje të veçantë një lidhjeje romantike.

“Punoj shumë dhe kaloj kohë me fëmijët e mi. Nuk ka shumë hapësirë. Nuk është një prioritet i madh në jetën time”, deklaroi ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez.

Ai tha se është i kënaqur me ritmin e jetës së tij, ku fëmijët mbeten në qendër të vëmendjes, ndërsa angazhimet profesionale i marrin një pjesë të konsiderueshme të kohës. Edhe pse nuk e mohoi mundësinë që në të ardhmen të nisë një lidhje, aktori sqaroi se nuk është në kërkim aktiv të një partnereje.

“Jam i hapur ndaj saj, por nuk po përpiqem të ndjek diçka”, u shpreh Ben Affleck.

Një tjetër temë e intervistës ishte pretendimi i Ana Navarro nga “The View”, e cila kishte thënë se kishte menduar ta prezantonte Affleckun me këngëtaren Shakira. Aktori u shpreh se nuk kishte dëgjuar më parë për këtë histori dhe e cilësoi atë si një tjetër thashethem që lidhet me jetën e tij private.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u ndanë në vitin 2024, ndërsa divorci i tyre u finalizua në janar 2025. Çifti kishte pasur një lidhje edhe në fillim të viteve 2000, përpara se të ribashkohej dhe të martohej në vitin 2022.

Të Ngjashme