Lajme

Bënë për spital 30-vjeçarin, shpallen në kërkim 4 persona

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim katër persona të cilët kanë goditur me mjete forta një 30-vjeçar dhe ky i fundit për pasojë ka përfunduar në spital.

Uniformat blu bëjnë me dije se sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa katër autorët janë identifikuar dhe po punojnë për kapjen e tyre. Aktualisht 30-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

TS Poll - Loading poll ...

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes,” njofton policia.

JOQ ka publikuar edhe momentin kur 4 autorët godasin me shkopinj dhe leva hekuri 30-vjeçarin brenda një servisi në qytetin e Korçës, por askush nuk ndërhyn për ta ndihmuar.

©credits https://www.instagram.com/joqalbania/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo