ShowBizzz

Beniada Nishani opinioniste e “Big Brother Vip 4” me Arbër Hajdarin?

Mbrëmjen e djeshme, ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me disa pyetje pikante, ku në mesin e tyre nuk mund të mungonin ato për BBV.

E pyetur nëse do të jetë opinioniste krah Arbër Hajdarit në edicionin e 4 të BBV, ajo tha që ‘pse jo’.

Gjithashtu, Beniada u shpreh se i kanë pëlqyer opinionistët e këtij viti dhe se është e vështirë që të arrihet në këtë nivel.

Pjesë nga intervista:

Alesia Bami: A është e vërtetë që kur thua alfabetin shqip, shkronjën ‘b’ e kalon pa e thënë?

Beniada Nishani: Po e vërtetë, e kaloj

Alesia Bami: Ka zëra që thonë se ti do të jesh opinionistja krah Arbër Hajdarit në “Big Brother VIP 4”

Beniada Nishani: A sa bukur, më pëlqen ky zëri, pse jo. Edhe pse më kanë pëlqyer shumë opinionistët këtë vit. Është shumë e vështirë të arrish në këtë nivel, po pse jo, një ditë mund të jetë diçka shumë e bukur.

Zëri i së vërtetës: Gënjeshtër

Beniada Nishani: Thashë në një të ardhme, pas 3-4 vitesh, të përmirësoj pak edhe disa gjëra.