Lajme

Beqaj në SPAK, Murrizi paralajmëron: Hata e madhe edhe për Fridën e barinjve

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar dhënien e masës nga SPAK ndaj ish-ministrint të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas tij, deri në muajin dhjetor të këtij viti disa ish-ministra nga të gjitha qeveritë do të përfundojnë në burg.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Murrizi paralajmëron se tashmë “hataja” do të bëhet për ish Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila është përfolur për abuzime me fondet e BE.

“Edhe pse ne 31 gusht 2023 kur e takova ne stadiumin e Elbasanit, disa portale gazeta apo individe aluduan se takimi me mua i kishte dhene imunitet, sot u “ befasova” shume me kete akt “ bese prerje” te SPAKUT

Edhe kur kam thene ne disa tv qe deri ne dhjetor do te hyjne ne kokerr te burgut disa ish ministra nga te gjitha qeverite,prap me kane paragjykuar si njeri qe ja fus kot se keta shejtaner e “ kane rregulluar” me SPAKUN me shifra marramendese eurosh

Tani ishalla nuk na gjen ndonje “ hata” e madhe Friden e akademise se barinjve dhe 5-6 te tjere, se pastaj te gjitha kusuret do te bien mbi mua qe ja fus “ kot” fare

Per tjeter nuk po them gje më, se kush duron portalet pastaj” shkuan Murrizi.