Lajme

“Bëra gabim, s’duhej luftë e egër”, Bardhi e pranon: E humba betejën me Berishën

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur së fundmi lidhur me situatën në të cilën ndodhet forca politike ku dhe ai bën pjesë.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Bardhi tha se të gjithë demokratët bënë një luftë të egër brenda Partisë Demokratike, luftë nga e cila e vetmja që po dobësohej ishte partia.

Duke pranuar se e kishte gabim dhe ka kërkuar falje për këtë, demokrati tha se ka humbur betejën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

“U vu në pikëpyetje ekzistenca e Partisë Demokratike, Në politik ka një kohë për të bërë betejë në gjërat që ti beson, ka një kohë për të reflektuar dhe për të parë rezultatin e kësaj beteje dhe ka një kohë për të marrë vendime. Ajo që ka ndodhur me mua dhe me kolegët e mi, është ekzaktësisht kjo. Ne kemi bërë betejë sepse mendonim se është një rrugë. Besoja se interesi më i mirë i demokratëve ishte një rrugë tjetër. Për këtë bëra betejë dy vite. Ka ndryshuar strategjia kur shikoj se nga beteja ime dhe nga beteja e grupeve të tjera, po tentohet të dobësohet Partia Demokratike.

Ti duhet të bësh një zgjedhje në varësi të rrethanave. Ne të gjithë kemi bërë gabim i hymë një rruge për shkak të besimit që kishim. Unë kam kërkuar ndjesë dhe nuk kam asnjë kompleks. Unë e kam humbur atë betejë. Të gjithë ne kemi gabuar nga lufta e egër brenda Partisë Demokratike”, tha Bardhi.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo