Lajme

Berati dhe Elbasani kanë shënuar temperaturat më ekstreme. Ja sa gradë

Temperatura përvëluese po ndjehen më shumë se kurrë në Shqipëri. Për këtë të shtunë, Berati dhe Elbasani kanë shënuar temperaturat më ekstreme.

Piku u arrit në Berat me 40.4 gradë Celsius dhe në Elbasan me 40.2 gradë Celsius.

Moti i nxehtë që ka mbërthyer territorin prej të martës e pati pikun ditën e premte. Në Kuçovë u regjistrua edhe temperatura më e lartë me 41.4 gradë Celsius, pasuar nga Berati dhe Elbasani.