Iva Tiço i dha fund beqarisë të dielën që sapo kaloi (lexo këtu). Gazetarja e njohur bëri një ceremoni të veçantë, ku pjesë e saj ishin familjarët, miqtë dhe kolegët.
Mirëpo, teksa në rrjet qarkulluan pamjet nga ceremonia, u përfol se Iva mund të ishte në pritje të ëmbël.
Komentet në videon që qarkulloi të Ivës dhe partnerit të saj duke prerë tortën, u mbushën me pyetje se mos Iva është shtatzënë. Por jo! Dhe këtë e ka zbuluar vetë Iva.
‘Ka ngrënë ca si shumë ëmbëlsira në dy vitet e fundit dhe ndjehet aq mirë me veten sa nuk e sheh të arsyeshme të shtrëngohet me korse”– ishte kjo përgjigja e Ivës për ndjekësen, duke treguar në këtë mënyrë se fryrja e barkut ka ardhur vetëm nga konsumi i ëmbëlsirave.