Lajme

Berisha i kërkon Ahmetajt ti shkruaj në telefon

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon shqetësimin për Arben Ahmetaj duke thënë sërish se ai ka marrë kërcënime për jetën. Por ku bazohet Berisha këto deklarata? Si gjithmonë Berisha deklaratat e tij ia vesh ‘qytetarit dixhital’, që në fakt shumë raste të tilla ish-kryeministrit i kanë rezultuar gënjeshtra.

Madje Berisha tha se nuk ka komunikuar me Ahmetajn, por e la të hapur mundësinë e komunikimit me të, duke thënë që ai mund t’i shkruajë në telefonin e tij.

“Jo. Nuk kam komunikuar kurrë drejtpërdrejtë me Ahmetaj. Ai po të dojë mund të shkruajë çdo gjë në telefonin tim. I kam marrë nga qytetari dixhital. Këto akuza qytetari dixhital i ka marrë direkt nga Ahmetaj. Unë sigurisht jam i ndjeshëm, se Ahmetaj u largua duke paraqitur mesazhet kërcënuese që i ishin dërguar. Këto mesazhe prokuroria duhej t’i hetonte gjeri më një, po ishin pjesë e skenarit të largimit të tij”, tha Berisha.
Ish-kryeministri vijon me aludimet e tij, duke thënë se burime të besueshme i kanë thënë se janë lëshuar urdhër arrestet për bashkëjetuesen e Ahmetajt, Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshorten e tij, Albin Mançka