Lajme

Berisha “kërcënon” kryeministrin: Priti shqiptarët Edi Rama, ata do të vijnë

Ish-kryeministri Sali Berisha edhe pse i izoluar në shtëpi, ka dalë përsëri në dritare për të folur me mbështetësit e tij.

Ai tha se 20 shkurti është dita e fuqisë së popullit të revoltua dhe paralajmëron se 20 Shkurti do të jetë dita e mallkimit e ndëshkimit mbarëkombëtar për Edi Ramën.

“Edi Rama duhet të ikësh nga sytë këmbët, sepse si Çubrilloviç shqipfolës, në 10 vite të pushtetit tënd të bazuar në vjedhje, krim, drogë, ke larguar nga ky vend qytetar sa asnjë diktator, gjakatar, luftë dhe epidemi në planetin tonë. Ndaj dhe 20 shkurti është dita e mallkimit, e ndëshkimit mbarëkombëtar për Edi Ramën, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës

Të dashur qëndresatare dhe qëndrestarë, misionarë të shpresës, qëndrestarë të pamposhtur të betejës për dinjiteti njerëzor, lirinë, të ardhmen.
20 shkurti po afron, në të 4-anët e vendit, në çdo vatër po oshëtinjë thirrjet ‘Edi Rama paketo valixhet dhe ik’, ‘Edi Rama duhet të ikësh nga sytë këmbët’ sepse me vjedhjen e shekullit, me vjedhjen e qindra e qindra milionë eurove në koncesionet, PPP, shëndetësi dhe fushat të tjera, vjedhjen e madhe gjigante që ke përgatitur në portin e Durrësit, ke dëshmuar se je hajduti më i pangopur në Shqipëri, Europë, botë. Ke arritur ti varfërosh shqiptarët, ti rrokullisësh ata përsëri në honet e varfërisë dhe mjerimit.

Ndaj dhe 20 shkurti është dita e ndëshkimit tënd popullor. Edi Rama duhet të ikësh nga sytë këmbët, sepse si Çubrilloviç shqipfolës, në 10 vite të pushtetit tënd të bazuar në vjedhje, krim, drogë, ke larguar nga ky vend qytetar sa asnjë diktator, gjakatar, luftë dhe epidemi në planetin tonë. Ndaj dhe 20 shkurti është dita e mallkimit, e ndëshkimit mbarëkombëtar për Edi Ramën. Edi Rama duhet të ikë sepse ka dhunuar parlamentin e vendit.

Ai ka shndërruar parlamentin, tempullin e demokracisë në bunkerin e familjeve të qeveritarëve, ku fjala e lirë nuk ekziston, ku opozitën tentojnë ta eleminojnë dhe ku negociohen vetëm interesat e krimit, të mafias qeveritare, ku votohen ligje dhe vendime për interesat kriminale të qeverisë dhe mafias së saj. Ky njeri pa komb, ky njeri pa fe, ky njeri pa flamur ka ulur në ato karrige llumin e shoqërisë, trafikantë, porositës vrasjesh, hajdutë, xhelatë të së ardhmes së fëmijëve tanë. 20 shkurti është dita e fuqisë së popullit të revoltuar. Priti shqiptarët Edi Rama, ata do të vijnë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo