Lajme

Berisha mesazh për nisjen e muajit të Ramazanit, Berisha: Bekime për të gjithë!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha uron të gjithë besimtarët muslimanë, të kenë argjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë.

Urim për muajn e Madhërueshëm të Ramazanit!

Të dashur miq, me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj të gjithë agjëruesve që agjerimi e sakrificat e tyre të pranohen nga i Madhërueshmi dhe lutem që ky muaj të sjellë mbarësi e bekimet e të Mëshirshmit mbi trojet shqiptare dhe shqiptarët kudo që janë.

Si një muaj i sakrificës, Ramazani n’a kujton që asgjë e shtrenjtë nuk arrihet pa sakrifica, ndaj uroj që këto 30 ditë të jenë një frymëzim për demokratët që të forcojë luftën dhe qendresën e tyre, me besimin tek mëshira e Zotit,”  shkruan Berisha.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo