Lajme

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

Profesori universitar, Dashamir Bërxulli ka thënë se kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abixhiku ka humbur kontrollin e partisë.

Ai ka vlerësuar se Abdixhiku është nën ndikimin e Vjosa Osmanit që sipas tij, po e udhëheq në mas të madhe partinë.

“LDK po udhëhiqet në një masë të madhe nga znj.Osmani dhe praktikisht z.Abdixhiku është nën ndikimin e saj dhe me deklaratën se ne ‘kemi kandidaten për presidente’, kjo do të thotë se nuk do të humbë pjesë e deputetëve që mbështesin znj. Osmani, sepse trakisht ai do të dal pakicë në këtë listë të deputetëve. Ai realisht e ka humbur kontrollin e partisë”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Bërxulli ka thënë se me vizitat që po zhvillon Abdixhiku në degët e partisë në disa komuna, po synon ta sigurojë Kuvendin zgjedhor, duke shtuar se zgjedhjet e brendshme në këtë parti janë të pashmangshme.

“Çfarë po bënë z.Abdixhiku tani, po bën atë që bëri në Kuvendin që pati në dimër për të marrë mbështetjen e degëve dhe është duke fituar kohë, për t’iu kundërvënë kritikave të ekspontetëve të lartë të LDK-së. Në këtë mënyrë ai do që të sigurojë Kuvendin, sepse është e qartë se LDK po shkon drejt, zgjedhjeve”, ka thënë ai.

 

Të Ngjashme