ShowBizzz

Bes Kallaku flet për marrëdhënien me Erion Isain

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, i cili ka qenë dhe pjesë e botës së humorit ka sqaruar marrëdhënien me ish-kolegun e tij, Bes Kallaku, me të cilin u përfol se kishte pasur ‘zënka’. I ftuar në podcastin “N’SPAK”, me moderator Ermal Qorrin, Isai tha se me Kallakun nuk ka pasur asnjë hatërmbetje në 19 vite shoqëri.

Fragment nga intervista:

Moderatori: Nuk jeni zënë me Besin, se ç’dolën ca fjalë kështu…

Erion Isai: Kurrë! Unë me Bes Kallakun, 19 vjet nuk kemi pasur hatërmbeteje një herë. Kjo është për meritë të Besit se unë jam gërnjar sa të duash.

Moderatori i kërkoi që ta telefononte Besin dhe pasi ky i fundit u përgjigj, Erioni i bëri me dije se ishin në transmetim dhe më pas e pyeti nëse ka patur zënka mes tyre. Edhe këtë herë Besi nuk e kurseu përdorimin e humorit.

Erion Isai: 19 vjet, a jemi zënë ndonjëherë o zemra?

Bes Kallaku: Po, jemi kapur njëherë prej flokësh te ato, te Instagram-i.

Erion Isai: Sapo thashë në intervistë që as hatërmbetje s’kemi pasur ndonjëherë, por kjo është meritë e Bes Kallakut se të ishte për mua ishim zënë nja 100 herë me këtë natyrë që kam.

Bes Kallaku: Jo more jo! Është meritë e dy shpirtrave të pastër me njëri-tjetrin.