Aktori, Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Murtezaj ka një kohë të gjatë që janë përfolur për një ndarje të mundshme.
Ishte aktori ai që në emisionin “Ferma Vip” ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, së cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar.
Ai tha se me vajzën shihet më shpeshë, ndërsa me djalin jo.
“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë”, u shpreh ai.
/TeVe