Bes Kallaku ka konfirmuar në Ferma VIP ndarjen nga Xhensila Myrtezaj. Teksa ndodhej në Fermë duke biseduar me konkurrentët, ai tregoi një episod nga udhëtimi i fundit në Itali.
Besi tha se vajzën e sheh më shpesh, ndërsa djalin më rrallë pasi ky i fundit jeton me ish-bashkëshorten.
“Gocën e shoh më shpesh, djalin më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Mërzitem ndonjëherë sepse njeriut në jetë i ndodhin ca situata që nuk i ka pritur”, u shpreh Besi.
Ai shtoi se e rëndësishme është që ai dhe pjesa tjetër e familjes të jenë mirë me shëndet.