Aktori i njohur Besard Kallaku ka shpërndarë një foto me vajzën e tij në rrjetet sociale.
Në postimin e ndarë të aktorit ishin dhe disa fjalë zemre për Ajkën.
“Të du o Ajk”, shkruan Bes Kallaku në postimin e tij.
Besi ndan shpesh postime me dy fëmijët e tij dhe të ish-bashkëshortes, Xhensila Myrtezaj. Ajka dhe Amen Kallaku kanë marrë gjithmonë dedikime në rrjetet sociale nga dy prindërit e tyre. Kujtojmë se çifti është në procedura divorci, ngjarje kjo që ka bërë bujë për disa kohë në showbizin shqiptar.