Bes Kallaku ka folur edhe njëherë për divorcin e bujshëm me Xhensila Myrtezaj dhe përjetimet e tij.
Në një bisedë me konkurrentët e Ferma Vip, Besi tha:
“Elsa është nga ata persona që ka ndjerë lukuninë e portaleve mbi veten. Po e them unë që çfarë nuk kam lexuar për veten time. Ajo turmë që ditën e hënë i shtronte Krishtit rrugën me gjethe dafine, ishte po e njëjta turmë që thërriste kryqëzojeni, kryqëzojeni, kryqëzojeni. E rëndësishme është që nëse je mirë me veten dhe me Zotin, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, tha Besi.
Bes Kallaku deklaroi zyrtarisht ndarjen nga Xhensila pak ditë më parë, po tek Ferma Vip ku tregoi se djalin e takon më rrallë pasi është i vogël, kurse vajzën më shpesh dhe se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.
bal