ShowBizzz

Besa Kokëdhima do të dhurojë 2 mijë bileta për në “Eurovision”!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Titan”. E teksa na ndajnë edhe pak javë nga festivali europian, Besa Kokëdhima ka ndarë një lajm shumë të bukur me gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

Besa Kokëdhima do të dhurojë 2 mijë bileta për në

Besa Kokëdhima do të dhurojë dy mijë bileta për gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”. Mbetet për t’u parë se si adhuruesit e këngëtares do të mund të përfitojnë këto bileta. Sipas spekulimeve bëhet fjalë për një “Titan Challenge”, një iniciativë ku mund të përfshihen aktivitete që tregojnë lidhjen me këngën Titan.

Pak ditë më parë, Besa ofroi një shfaqje të paharrueshme në Pre-partyn e Barcelonës, duke lënë publikun të mahnitur. Ajo tregoi forcë dhe talent në skenë në Barcelonë.

Ky koncert në Barcelonë jo vetëm rikonfirmoi statusin e Besës si një yll i vërtetë i muzikës, por gjithashtu tha fjalën e fundit për kritikët që dyshonin në aftësitë e saj. 

 

 
 

 
 

View this post on Instagram

 

 
 
 

 
 

 
 
 

 
 

A post shared by BΞSΛ (@besaofficial)



bal