ShowBizzz

Besa Kokëdhima reagon pas pjesëmarrjes në Eurovision

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka përfaqësuar mbrëmjen e djeshme Shqipërinë në Eurovision. Ndonse nuk u kualifikua për finale ajo ka bërë një regim.

Besa Kokëdhima në një video në InstaStory falenderoi fansat për mesazhet e tyre duke u shprehur se i vinte keq që nuk u kualifikua në finale.

Dua t’ju falenderoj për të gjitha mesazhet suportuese, që ju pëlqeu dhe e shijuat perfomancën, këndimin dhe gjithçka tjetër. Jam shumë e lumtur dhe kam punuar shumë për atë performancë, jam e lumtur që ju pëlqeu dhe më vjen keq që nuk mbërrita në finale.

Por unë jam krenare për ekipin dhe punën time, shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera. Nuk mund të jem më e lumtur”, përfundoi Besa Kokëdhima.

 



lokimagazine