Lajme

Besnik Tahiri njofton se Aleanca do ta dërgojë në Prokurori, në Qeverinë në detyrë

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, e ka akuzuar Qeverinë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti se po vazhdon me emërime edhe pse, sipas tij, nuk ka legjitimitet për të ndërmarrë veprime të tilla.

Ai ka bërë të ditur se kjo parti do ta dërgojë në Prokurori çështjen e vendimeve të qeverisë në detyrë për themelimin e 18 komisioneve, të cilat, sipas tij, janë krijuar për emërime në agjenci ekzekutive e qeveritare dhe në pozita publike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë 18 vendime duke themeluar 18 komisione me njerëz të njëjtë. Nëse se e shohim ligjin për qeveritë që e kam këtu, neni 31 që flet për kufizimet e qeverisë në dorëheqje, e neni 1.3 thotë kështu”, deklaroi Besnik Tahiri në një konferencë me gazetarë.

Sipas Tahirit, Qeveria në detyrë nuk duhet të zhvillojë procedura të reja për emërime në pozita publike, ndërsa paralajmëroi se çështja do të trajtohet edhe në aspektin juridik.

Të Ngjashme