Aktorja amerikane Geena Davis mahnit me pamjen e saj rinore kudo që shfaqet, ani pse ka mbi 70 vjet mbi supe. Fituesja e çmimit “Oscar” tërheq vëmendjen në çdo qilim të kuq, dhe këtë herë ajo u sigurua që të gjithë sytë të ishin mbi të për një arsye tjetër.
Davis mbërriti në premierën në Los Angeles të komedisë “The Wrong Girls” me një fustan të shkurtër portokalli të ndezur me detaje dhe çizme të zeza.
Vëmendjen më të madhe e tërhoqi aksesori i saj i pazakontë i modës, një çantë e madhe portokalli në formë peshku që e mbante në duar ndërsa pozonte duke buzëqeshur.
Në filmin e ri, Davis luajti personazhin e Dr. Chapman-it dhe vërtetoi në realitet se të shtatëdhjetat e saj nuk ishin pengesë për punën e saj të patëmetë.
Kohët e fundit, Geena Davis foli rreth asaj se sa e “qetësuar është që po plaket”, pasi festoi 70-vjetorin e lindjes në janar, por tha se ndihet sikur është 35 vjeçe. “Jam e qetë për këtë, dukesh më e vjetër, por brenda je ende i njëjti person që ke qenë gjithmonë”, tha ajo për The Times-in .

