ShowBizzz

Beyonce dhe Jay-Z blejnë shtëpinë më të shtrenjtën në Kaliforni, mbi 184 milionë euro

Çifti i famshëm Beyonce dhe Jay-Z kanë bërë një blerje historike.

Këngëtarja dhe manjati i hip-hopit, blenë një mega-rezidencë luksoze në Malibu për 200 milionë dollarë (184.7 milionë euro), duke e bërë atë shtëpinë më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në shtetin e Kalifornisë, sipas TMZ.

Blerja e kompleksit prej 30,000 metrash katrorë është gjithashtu marrëveshja e dytë më e shtrenjtë e pasurive të paluajtshme në vend.

Sapo Beyonce të përfundojë turneun e saj botëror “Renaissance”, ajo do të jetë në gjendje të kthehet në shtëpinë e saj të re luksoze.

Dyshja – të cilët kanë tre fëmijë: vajzën Blue, 11 vjeç dhe binjakët pesëvjeçarë Rumi dhe Sir – në fakt arritën një marrëveshje për shtëpinë, e cila fillimisht u rendit për 295 milionë dollarë (272.5 milionë euro).