ShowBizzz

Beyonce vishet sërish nga Valdrin Sahiti, shkëlqen në eventin e madh

Diva e muzikës, Beyonce, ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga bashkëshorti i saj, Jay-Z për fondacionin “Shawn Carter”.

Krijuesja e shumë hiteve veshi një fustan të personalizuar nga dizajneri kosovar, Valdrin Sahiti, për ngjarjen në qytetin e New York-ut ditën e shtunë ku dukej si mbretëreshë.

Fustani ishte zbukuruar tek pjesa e sipërme në formë guaska argjendi ndërsa fustani ishte i zi elegantë me një të çarë seksi.

Dukjen e përfundoi me një palë dorëza elegante të zeza dhe sandale të zeza nga Christian Louboutin.