
Presidenti Joe Biden tha se një projektligj ndërpartiak që parashikon ndihmë financiare për Ukrainën dhe fonde për rritjen e sigurisë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës është bllokuar në Kongres. Presidenti demokrat bëri përgjegjës për situatën ish-presidentin Donald Trump, kandidati kryesor republikan për president.
Ai i bëri thirrje Kongresit të “tregojë vendosmëri” dhe të kundërshtojë ish-Presidentin.
Projektligji duket se po shkon drejt mosmiratimit, pasi republikanët në Senat sinjalizuan kundërshtimin e tyre. Kjo e lë presidentin Biden pa ndonjë rrugë të qartë për të çuar përpara ndihmën për Ukrainën, përmes Kongresit.
“Sinjalet tregojnë se ky projektligj nuk do të shkojë në Senat. Përse? Arsyeja e thjeshtë: Donald Trump-i”, tha Presidenti Biden. “Sepse Donald Trump-i mendon se kjo e dëmton politikisht”.
Shqetësimet për emigracionin janë bërë një ndër çështjet kryesore në fushatën presidenciale të këtij viti, ndërsa ish-Presidenti Trump përgatitet për një tjetër përballje me Presidentin Joe Biden.
Zoti Trump ka nxitur republikanët në Kongres të refuzojnë marrëveshjen ndërpartiake rreth sigurisë kufitare, e cila u bë publike të dielën.
Presidenti Joe Biden tha se një projektligj ndërpartiak që parashikon ndihmë financiare për Ukrainën dhe fonde për rritjen e sigurisë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës është bllokuar në Kongres. Presidenti demokrat bëri përgjegjës për situatën ish-presidentin Donald Trump, kandidati kryesor republikan për president.
Ai i bëri thirrje Kongresit të “tregojë vendosmëri” dhe të kundërshtojë ish-Presidentin.
Projektligji duket se po shkon drejt mosmiratimit, pasi republikanët në Senat sinjalizuan kundërshtimin e tyre. Kjo e lë presidentin Biden pa ndonjë rrugë të qartë për të çuar përpara ndihmën për Ukrainën, përmes Kongresit.
“Sinjalet tregojnë se ky projektligj nuk do të shkojë në Senat. Përse? Arsyeja e thjeshtë: Donald Trump-i”, tha Presidenti Biden. “Sepse Donald Trump-i mendon se kjo e dëmton politikisht”.
Shqetësimet për emigracionin janë bërë një ndër çështjet kryesore në fushatën presidenciale të këtij viti, ndërsa ish-Presidenti Trump përgatitet për një tjetër përballje me Presidentin Joe Biden.
Zoti Trump ka nxitur republikanët në Kongres të refuzojnë marrëveshjen ndërpartiake rreth sigurisë kufitare, e cila u bë publike të dielën./Marre ngas VOA/
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo