Lajme

Biden mesazh Izraelit: Kujdes me spitalin Al Shifa të Gazës, duhet të mbrohet

Spitali më i madh në Gaza, Al Shifa prej 4 ditësh ka dalë jashtë funksionit nga sulmet izraelite dhe rreth 36 bebe rrezikojnë të vdesin.

‘’Spitalet më të madh në Gaza, gjenden në mëshirë të fatit. Ata kanë 3 ditë pa ujë dhe spitali nuk po funksionon më” – u shpreh drejtuesi gjeneral i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Al Shifa ka qenë subjekt i një rrethimi nga forcat izraelite. Organizata të ndryshme humanitare nuk kanë mundur të lidhen dot me stafin e spitalit dhe gjeneratori i fundit nuk është më funksional, duke sjellë kështu vdekjen e tre bebeve dhe katër pacientëve të tjerë, sipas ministrisë së Shëndetësisë, të drejtuar nga Hamasi. Por nga raportimet e OBSH 36 bebe rrezikojnë të vdesin.

© Credits: REUTERS
© Credits: REUTERS

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se spitali Al Shifa në qytetin e Gazës duhet të mbrohet.

“Shpresa dhe pritshmëria ime është që do të ketë më pak ndërhyrje në zonën e spitalit,” u tha presidenti amerikan gazetarëve kur u pyet nëse ai kishte ngritur shqetësime për këtë çështje me qeverinë izraelite. “Spitali duhet mbrojtur”, – theksoi ai.

Nga ana e tij, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha sot se Izraeli ndan pikëpamjen e Shtëpisë së Bardhë se luftimet pranë spitaleve të Gazës duhet të shmangen.

Ai gjithashtu vuri në dukje se qeveria izraelite ka siguruar se është e gatshme të sigurojë karburant për spitalet në mënyrë që të sigurojë funksionimin e tyre.