Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministrja e Italisë Georgia Meloni kanë zhvilluar një takim miqësor në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas agjencisë Ansa, presidenti amerikan e ka pritur në Zyrën Ovale kryeministren italiane me këngën “Georgia on my mind” nga Ray Charles.
Jo vetëm kaq, pas diskutimeve në momentin që Biden i ka thënë mirupafshim Melonit, i ka dhënë një puthje në kokë. Videoja tashmë është bërë virale në Tëitter, kjo pasi nuk është e zakonshme që liderët të kenë këtë afrimitet gjatë takimeve zyrtare.
Mediat e huaja shkruajnë se gjatë takimit të udhëheqësit përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën, angazhimin e tyre për të shmangur një përshkallëzim në Lindjen e Mesme dhe për të mbrojtur të drejtën e lundrimit në Detin e Kuq, i cili kërcënohet nga sulmet Houthi.
Biden planted a kiss on Italian Prime Minister Meloni’s hair while hosting him at the Oval Office yesterday.
There may be a new diplomatic trend pic.twitter.com/UyJJ8m5vxp— S p r i n t e r (@Sprinter99800) March 2, 2024
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo