Lajme

Bie nga lartësia punëtori në Dhërmi

efundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dhërmi, ku një 40-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi A.N, teksa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është demtuar.

Menjëherë ai është dërguar drejt spitalit, ndërkohë grupi hetimor  vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.