ShowBizzz

“Big Brother”/ Debatet me Romeon, Donaldi thumbon keq Dean dhe Erjolën (FOTO)

Dinamikat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, ndryshojnë në çdo moment.

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, loja e Romeos dhe Lisit ka ndezur debate.

Nga kjo lojë, më shumë të prekur ishin Erjola dhe Graciano, të cilët më pas debatuan me Romeon, pasi e quajtën ‘një lojë e shëmtuar’.

Debati i Erjolës dhe Romeos, agravoi në momentin kur ky i fundit i tha se nuk ka argumenta.

Edhe Dea është përfshirë në debat, ndërsa ka komentuar edhe raportin e tij me Heidin.

Erjola: Unë mendoj që pika më e fortë dhe më e dobët e tij është qenia femërore. Mendimit tim i kam qëndruar deri në fund, nuk i kërkova as falje as ta sqaroj”.

Romeo: “Nuk ke argument”.

Erjola: Kam ndërhyrë sepse jam prekur për pjesën që mund të përdorin vëlla, motër dhe një prind. U preka sepse nuk e kam tim atë, dhe nuk dua ta fusë një prind në lojë”.

Erjola: “Ke frikë nga ajo që do them unë, prandaj nuk më lë të flas”.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar Donaldi i cili në një postim në “Instastory”, ku ka ironizuar Erjolën dhe Dean për ‘argumentat’.