ShowBizzz

“Big Brother”/ Romeo debat me Eglën: Të ka ardhur fundi…

Miqësia mes çiftit Romeo-Heidi dhe Eglës, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 3”, ka qenë një nga miqësitë më të komentuara kohët e fundit.

Marrëdhënia e tyre është krisur që pas një avantazhi që Romeo pati si lider shtëpie duke zgjedhur të shpëtonte Lidin, një banor i ri në shtëpi, para Eglës mikes së tij më të ngushtë, brenda asaj shtëpie.

TS Poll - Loading poll ...

Gjithashtu, debatet mes tyre kanë agravuar në momentin që Egla ka vendosur përballë njëri-tjetrit se kush prej tyre do të shkojë në finale, një fakt të cilin Romeo dhe Heidi mendojnë se janë në nominim kokë më kokë për eleminim.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Romeo dhe Egla kanë bërë një bisedë vetëm për vetëm me njëri-tjetrin, ku Romeo i drejtohet kësaj të fundit se i ka ardhur fundi.

Egla në mënyrë të ftohtë i përgjigjet, duke i thënë se llogaritë e tij janë gabim dhe duhet të mendojë më mirë.

Debatet mes tyre nuk kanë patur të ndalur gjatë kësaj jave. Romeo ka reaguar gjithnjë e më i zhgënjyer ndaj banores, ku kjo e fundit është munduar të qëndrojë e paprekur dhe t’i përgjigjej në mënyrë të ftohtë.

Pjesë e Bisedës:

Romeo: “Jam i mërzitur për ty”.

Egla: “Për mua, pse”?

Romeo: “Sepse të ka ardhur fundi”.

Egla: “Nuk besoj, je duke i bërë llogaritë gabim”.

Romeo: “S’është llogari është ndjesi”.

Egla: “Je duke i dëgjuar ndjesitë gabim, vëri veshin më mirë”.