Alessio Alia, i eleminuari i fundit nga “Big Brother VIP 5”, ka folur për herë të parë pas daljes nga shtëpia, duke komentuar disa nga situatat dhe marrëdhëniet që u diskutuan gjatë qëndrimit të tij në lojë. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ai ka reaguar edhe ndaj aludimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale lidhur me një simpati të mundshme të tij ndaj Brikenës.
Ish-banori e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke theksuar se nuk ka pasur asnjëherë ndjenja apo interes ndaj saj. Sipas Alessios, perceptimi i publikut është krijuar nga dinamika e shtëpisë, por në realitet situata ka qenë ndryshe.
“Unë s’kam pasur asnjëherë simpati për të. Ajo është më e mira aty që luan rolin e viktimës,” u shpreh ai, duke shtuar se sjellja e Brikenës brenda shtëpisë i është dukur më shumë si një strategji loje sesa si një reagim i sinqertë emocional.
Alessio theksoi se gjatë qëndrimit në shtëpi është përpjekur të vëzhgojë dhe të kuptojë karakteret e banorëve. Sipas tij, Brikena përdor shpesh strategjinë e paraqitjes si viktimë për të krijuar përshtypjen e një personi të drejtë dhe të pafajshëm në konfliktet me banorët e tjerë.
“Ajo është tamam një aktore viktimë, që mundohet të tregojë se është person i mirë, por të tjerët e kanë fajin dhe ajo s’ka asnjë faj,” u shpreh ish-banori, duke theksuar se kjo mënyrë loje i duket e kalkuluar.
Ai komentoi edhe marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos brenda shtëpisë, duke thënë se dyshja duket se flasin të njëjtën “gjuhë” në lojë. Megjithatë, sipas Alessios, ndjenjat mes tyre nuk janë në të njëjtin nivel.
“Më duket që Mateo është pak më i përfshirë se ajo,” deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se nga ana e Brikenës raporti mund të jetë më i menduar dhe strategjik.
