ShowBizzz

“Big Brother Vip”/ Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos: Ik o lyrash ik (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri,  “Vëllai i Madh” ka mbledhur të gjithë djemtë, të cilët janë të nominuar duke i bashkuar në një darkë.

Mes tyre ata kanë zhvilluar debate të forta, ku ndër to bëri bujë debati i Julit dhe Romeos.

Gjatë një bisede, Juli i thotë se është kopja e të vëllait, Donald Veshaj.

Kaq ka mjaftur që Romeo t’i kundërvihej keq Julit dhe t’i drejtonte disa ofendime të rënda.

Romeo: “Mos u trego burracak, i paburrë, ik o lyrash. Herën tjetër të ngre dolli dhe të respektoj për vëllain tënd, ikë o i paburrë. Ik o fëmijë, o frikacak”.

Më pas, Juli ka tentuar të qetësojë situatën, e ka marrë Romeon më vete dhe i thotë se kërkon ndjesë për atë që ka thënë, sepse e kuptoi që u prek shumë.

Juli: “Të kërkoj ndjesë sepse e pashë që u preke shumë, po të tjerave u qëndroj të gjitha. S’kam nerva unë…”.

Romeo: “E di cili është problemi, kalon në disa momente që nuk e di se çfarë thua”.

Juli: “Çfarë po thua, çfarë kalova”?

Romeo: “Kaove, nga muhabeti normal që bëjmë bashkë, ti kalon”.