Me sa duket Vëllai i Madh ka një konkurrent serioz në Shqipëri. Bëhet fjalë për reality show-n që pritet të nisë së shpejti në Vizion Plus “Ferma Vip”, e cila do të mbledhë në një fermë vipat e showbiz-it shqiptar të cilët do të bashkëjetojnë dhe do të punojnë në fermë.
Ende pa nisur emisioni i ri, Big Brother nxitoi që ta përfshijë fermën dhe ta përshtatë në formatin e tij. Mbrëmë Vëllai i Madh përdori formulën e fermës, një tentativë për të mbajtur mbërthyer teleshikuesit paraprakisht, para se Ferma Vip të nisë në Vizion.
Big Brother prezantoi mbrëmë për herë të parë “Fermën VIP” që u sajua në oborrin e shtëpisë. Vëllai i Madh surprizoi mbrëmë çiftet e Big Brother VIP me rastin e Shën Valentinit.
Sara-Bardhi, Ilnisa-Meritoni dhe Heidi-Romeo u nxorën nga shtëpia dhe u dërguan më pas në ambientin që u kamuflua si një vend romantik të veçantë.
Ata u dërguan në një ambient të mbushur me pula, dhi dhe dele, pra me pak fjalë në një fermë. Me sa duket Konkurrenca ka nisur që tani dhe “Ferma VIP” po e merr vëmendjen ende pa nisur.
© Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb