ShowBizzz

“Big Brother Vip Kosova 3”/ Ndodh puthja e parë brenda shtëpisë (FOTO)

Në spektaklin “Big Brother VIP Kosova 3”, ka ndodhur momenti i parë romantik që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Konkurrentët Vullneti dhe Gresa shkëmbyen një puthje, e cila u duk se ishte e mbushur me pasion dhe emocion.

Gjithçka nisi kur të dy konkurrentët kërkuan një çaj, për të lehtësuar simptomat e gripit. Në një moment loje dhe humor, ata ranë dakord se nëse Vëllai i Madh do t’ua sillte çajin, në këmbim, do të putheshin bashkë.

Pas miratimit nga Vëllai i Madh, puthja e shumëpritur mes tyre u bë realitet, duke krijuar një moment të veçantë në shtëpi.