Shtëpia më e famshme e shqiptarëve, “Big Brother VIP 3” po thyen çdo rekord të audiencës në çdo platformë.
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme, është arritur shifra më e lartë e livestream në kanalin e Top Channel në Youtube.
Mbi 200 mijë ndjekës në kohë reale janë ‘gozhduar’ para ekranit, duke ndjekur shtëpinë me të famshme në Shqipëri, me debatet, surprizat, intrigrat dhe të papriturat që sjell ky spektakël.
Deri më tani numri maksimal i ndjekësve në livestream në BBV3 ka qenë 189.245 ndjekës, ndërsa në BBV2 numri maksimal i arritur ishte 175 mijë ndjekës.
Jo vetëm në youtube, por edhe në Instagram në vetëm këto tre javë të para është konfirmuar thyerja e të gjitha rekordeve të vendosura në Big Brother Vip.
Ky edicion i tretë flet për një sukses të padiskutueshëm teksa jemi ende në muajin e parë, çka krijon premisën se fundi i këtij show televiziv do të shënojë rekorde të paarritshme në historinë televizive të mediave shqiptare.