Lajme

Bislimi: Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes tashmë janë normë në Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes janë bërë normë në Serbi.

Ai në një reagim të cilin e ka quajtur shqetësues, vendimin e gjykatës serbe që e mbylli rastin në padinë e politikanit shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafit ndaj zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Vulin, ka thënë se kjo thellon shqetësimet në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare.

“Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes tashmë janë normë në Serbi. Me sa duket, është e ligjshme sipas ligjit serb të përdoren terma nënçmues ndaj shqiptarëve”, ka thënë zëvendëskryeministri në rrjetin social X.

Të hënën, Mustafi ka paralajmëruar se këtë rast do ta dërgojë edhe në Strasburg.