Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Atikë të Greqisë.
Biznesmeni i njohur grek Chistos Gialias u ekzekutua me kallashnikov teksa po udhëtonte me makinë. Autorët ende të paidentuifikuar qëlluan me breshëri plumbash ndaj biznesmenit. Por nuk u mjaftuan me kaq, pasi e vranë me arme zjarri, dyshohet se i vunë flakën makinës ku ndodhej viktima, për të zhdukur çdo gjurmë.
Sakaq nuk dihet ende nëse makina ka marrë flakë nga të shtënat apo autorët e vrasjes i kanë vënë flakën vetë makinës për të mbuluar gjurmët. Automjeti i djegur është gjetur në rrugën e Agia Ekaterinit ku zjarrfikësja ka nxituar për të shuar zjarrin. Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes mafioze.
Mësohet se në vitin 2018 ish-bashkëshortja e biznesmenit, Freda Karzi është ekzekutuar në mënyrë misterioze në vitin 2018 dhe autorët nuk janë gjendur kurrë.
Zougkla.gr shkruan se biznesmeni ka qenë i përfshirë në të kaluarën në trafikimin e drogës. Christos ishte një biznesmen tepër i njohur në Greqi. Ai ishte një ndër tregtarët më të mëdhenj të mishit në Greqi. Ai kishte edhe një fabrike boje si dhe ka qenë president i ekipit të futbollit të Trikalas.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo