ShowBizzz

Bjorn Ulvaeus i grupit ABBA martohet për herë të tretë, në moshën 79-vjeçare

Bjorn Ulvaeus i grupit ABBA u martua me partneren e tij prej dy vjetësh, në një ceremoni të shtunën me të ftuar miq dhe familjarë.

Këngëtari suedez i cili është 79 vjeç, celebroi dashurinë me partneren e tij daneze Christina Sas, 51 vjeçe në një ceremoni që u mbajt në Kopenhagë. Kjo është martesa e tretë e tij.

Bjorn e bëri të ditur lajmin në Instagram, derisa ndau një numër fotosh nga dita ‘ekstra speciale’ derisa Christina kishte veshur një fustan mahnitës kaki.

“Sot më 21 shtator 2024, Bjorn Ulvaeus u martua me Christina Sas nga Herning, Danimarkë”, shkroi ai në postimin e tij.

Ata u njohën në vitin 2021, dhe takimi i tyre erdhi si rrjedhojë e lansimit të albumit të fundit të ABBA-s, Voyage.

Dyshja nisën lidhjen gjatë pranverës së vitit 2022.